Vengu me ministrin francez: Parisi mbështet Tiranën për anëtarësim në BE

10 prill 2025 | 16:23

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka pritur të enjten në takim ministrin francez për Çështjet Evropiane, Benjamin Haddad.

Në një postim në “Facebook”, Vengu ka thënë se biseduan për mbështetjen që Franca i jep Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Prej disa vitesh, nën lidershipin e Kryeministrit Edi Rama  dhe Presidentit Emmanuel Macron, marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Francës kanë hyrë në një dimension të vrullshëm, duke zbatuar në frymë dhe në gërmë marrëveshjen e partneritetit strategjik mes dy vendeve, në dimensionet e inovacionit, arsimit, energjisë dhe së fundmi të sigurisë dhe mbrojtjes”.

“Nënvijëzuam mbështetjen që Franca i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, rëndësinë që mbart për vendin dhe rajonin tonë zhvillimi i Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë më 16 maj, si edhe kënaqësinë për vizitën bilaterale shtetërore të Presidentit Macron në këtë kuadër”, ka shkruar Vengu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) ka bërë me…