Ventura, trajner i ri i Chievos

10 tetor 2018 | 11:17

Skuadra nga Verona e ka nisur shumë dobët sezonin e ri në Serinë A. Gian Piero Ventura rikthehet të drejtojë një skuadër, sigurisht jo në nivel kombëtareje.

Trajneri veteran italian është emëruar në krye të Chievos në Serinë A. Shkarkimi i trajnerit Lorenzo D’Anna u zyrtarizua nga klubi veronez, ndërsa presidenti Campedelli e kishte gjetur një emër të denjë për zëvendësimin e tij.

Iacchini ishte emri i parë i kontaktuar, por palët nuk e gjetën gjuhën e përbashkët, kështu që numri një i Chievos ia besoi skuadrën trajnerit veteran, i cili, së fundmi, kishte drejtuar kombëtaren italiane, por dështoi ta kualifikonte në Kampionatin Botëror, “Rusia 2018”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pronë e veçuar në zemër të Ishujve Thimble, me…