Veprimi i Ibrahimoviqit bëhet viral (video)

16 maj 2022 | 15:36

Zlatan Ibrahimoviq është fenomenal. Pas fitores kundër Atalantës ai takoi të gjithë shokët e skuadrës për t’i përgëzuar, edhe pse vetë nuk luajti.

Suedezi po e shijon atë që shokët e tij po bëjnë në fushë dhe ai po e jep kontributin e tij edhe pa luajtur, për shkak të dëmtimeve të fundit.

Adrenalina e tij është e pashmangshme dhe një video para ndeshjes është bërë virale.

Teksa autobusi i futbollistëve po shkonte në “San Siro”, Ibra po festonte nga brenda dhe me grushte ai arriti të thyente xhamin e përparmë të autobusit. Video sigurisht u bë virale më pas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milan i vendosi nën presion, me fitoren përballë Atalantas, por…