Veprimtarët shqiptarë nga ShBA dërgojnë telegram ngushëllimi për vdekjen e Xhavit Ferizit – “Raketës”

20 mars 2024 | 13:31

Të martën, më 19 mars, ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-truproja i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaç, Xhavit Ferizi (Raketa).

Lajmin për vdekjen e tij e pritën shumë rëndë familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e njohën punën dhe kontributin e tij për Kosovën.

Një telegram ngushëllimi erdhi edhe përtej Oqeanit nga aktivistë e veprimtarë të ish Fondit “Vendlindja Thërret” për ShBA dhe Kanada, nga bashkëluftëtarët, nga themeluesit dhe organizatorët e njësive vullnetare të UÇK-së në ShBA, gjegjësisht dhe te Batalionit Atlantiku.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e shuarjes nga jeta e Xhavit Ferizit, Komandant ‘Raketa’. Familjes, bashkëluftëtarëve, miqve e shokëve, u shprehim ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre. Urojmë që ta gjeni forcën e ta përballoni dhimbjen e prindit, bashkëluftëtarit e mikut. U prehsh në paqe O Çlirimtar, bashkëluftuar, vëllai ynë i dashur. Të qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë”, janë shprehur në telegram ngushëllimi aktivistët e veprimtarët e ish Fondit “Vendlindja Thërret” për ShBA dhe Kanada, bashkëluftëtarët, themeluesit dhe organizatorët e njësive vullnetare të UÇK-së në ShBA, gjegjësisht dhe te Batalionit Atlantiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, në mbledhjen e mbajtur…