Verdhezinjtë bindës ndaj Kuqezinjve
11 mars 2023
| 21:16
Peja ka vazhduar me formë të mirë pas emërimit të trajnerit të ri, ku kësaj radhe mundi bindshëm Vëllaznimin 127:80 (41:18, 28:23, 33:23, 25:16), në xhiron e 25-të të Prince Caffe Superligës.
Verdhezinjtë e nisën sfidën për mrekulli dhe qysh në çerekun e parë u shkëputën duke e fituar këtë pjesë 41:18. Kjo ju mjaftoi për vazhdimin e ndeshjes, ku ruajtën epërsinë, madje vetëm sa e shtuan për të triumfuar në fund 127:80.
Te Peja shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore ndërsa më i miri ishte Larry Thomas me 21 pikë, katër kërcime e shtatë asistime, kurse te mysafirët më i miri ishte Damondte Dodd me 21 pikë e 11 kërcime.
Verdhezinjtë kanë 18 fitore e shtatë humbje, ndërsa kuqezinjtë tetë fitore e 17 humbje.