Vërejtjet e fundit të ambasadorit Delawie për liderët kosovarë

22 shtator 2018 | 19:40

Greg Delawie është duke i numëruar ditët si ambasador në Kosovë, mirëpo para se ta lë Kosovën ka disa vërejtje për shtetin tonë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter”, Delawie ka shkruar se ka një vërejtje të fundit për zyrtarët e Kosovës.

Delawie ka shkruar se të gjithë ata zyrtarë të cilët vendosin interesat e tyre para interesave të qytetarëve është një goditje vdekjeprurëse për zemrën e vendit të tyre.

“Vërejtjet e mia të fundit: Kosova do të ketë sukses si shtet dhe ne të gjithë duam që ajo të jetë më e vendosur në angazhimin dhe udhëheqjen e sundimit të ligjit. Ata zyrtarë që vendosin interesat e tyre para qytetarëve janë një goditje vdekjeprurëse për zemrën e vendit të tyre”, ka shkruar Delawie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 37 vjeçar nga Gjilani ka vdekur sot derisa ishte…