Verifikimi i veteranëve të bëhet edhe një herë nga e para

11 tetor 2018 | 09:52

Organizata e Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që çështja e statusit të veteranëve ta kthehet në pikën zero.

Drejtuesit e kësaj organizate thonë se kjo duhet të bëhet në mënyrë që të sqarohet gjithçka dhe të hiqen dyshimet për veteranët ‘mashtrues’.

Kryetari i Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, tha për “Radion Evropa e Lirë”, tash nga gjendja e krijuar, më e mira e mundshme tash është që procesi për verifikimin e veteranëve të bëhet edhe një herë nga e para.

“Veteranët nuk kanë nevojë të aplikojnë prapë, sepse aplikacionet janë brenda dhe ato janë pranë Zyrës së Kryeministrit dhe ne mund të punojmë. Nëse bëhet Ligji për amnisti është një kohë që do të jept 60 apo 90 ditë, që të dorëzohen certifikata nga ata të cilët nuk e ndjejnë veten veteranë dhe që kanë gabuar që kanë aplikuar. Është mirë që të dorëzohen ato certifikata dhe në momentin që dorëzohen ato certifikata, ata hiqen nga listat dhe ne na mbetet shumë më pak punë për të ardhur deri te numri i saktë i veteranëve”, ka thënë Gucati. 

Ai ka thënë se është kërkuar nga institucionet e Kosovës që të behet një Ligji për amnisti për ata persona të dyshuar ‘mashtrues’, dhe siç tha ai, deri tani për këtë çështje e kanë mbështetjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Unë mendoj se me vullnetin e mirë dhe punën që do të bëjnë institucionet e Kosovës, kjo çështja do të zgjidhet shumë shpejt”, ka deklarur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës njofton qytetarët që i kanë…