Verstappen fiton në Imola, rivalizon Hamilton në garën për titullin

18 prill 2021 | 18:22

Max Verstappen fitoi garën e Imolës, duke u konfirmuar si kundërshtari i vetëm i Lewis Hamilton në Botërorin e Formula 1.

Holandezi i Red Bull bëri një nisje spektakolare nga vendi i tretë, duke parakaluar shokun e tij të skuadrës, Sergio Perez dhe kampionin Hamilton, pas një dueli të ashpër me britanikun.

Shiu që ra para dhe gjatë garës bëri që të shikoheshin shumë aksidente, mes të cilave edhe një dalje nga pista e Hamilton, përpara se Bottas dhe Russell të protagonizonin një aksident të frikshëm, që detyroi komisarët e pistës që të ndërprisnin garën për disa minuta.

Pas rinisjes, Hamilton arriti që të rekuperonte pozicione deri në vendin e dytë, ndërsa podiumin e plotësoi Lando Norris (McLaren). Në vend të katërt dhe të pestë dy makinat Ferrari, me Charles Leclerc përpara shokut të tij të ekipit, Carlos Sainz. Në renditjen e përgjithshme, Hamilton kryeson me 44 pikë, ndjekur nga Verstappen me 43.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Loriana Kuka ka dështuar ta fitojë medaljen e bronztë në…