Verstappen: Mbyllëm një sezon perfekt, dyshoj se mund ta përsëritim

28 nëntor 2023 | 19:39

Me Çmimin e Madh të Abu Dhabit në pistën e Yas Marina, u mbyll edhe botërori i vitit 2023 në Formula 1. Kampioni i shpallur prej disa javësh, Max Verstappen dominoi edhe në garën e fundit të sezonit duke triumfuar në Lindjen e Mesme dhe duke koleksionuar triumfin e 19 sezonal nga 22 gara në total. Një dominim total i holandezit dhe Red Bullit që mbyllin kështu një tjetër vit mjaft të suksesshëm.

Pas garës Max Verstappen deklaroi se do të jetë e vështirë që të përsëritet një edicion si ky që u mbyll, duke e cilësuar të pabesueshëm për atë çka u regjistrua gjatë vitit 2023.

“Një sezon i jashtëzakonshëm. Jam shumë krenar që fitova edhe në garën e fundit. Dua të falënderoj Red Bull-in, pasi ka qenë një vit i jashtëzakonshëm. Do të jetë e vështirë të bëjmë diçka të ngjashme përsëri, por ne padyshim që e kemi shijuar këtë vit. Ne po punojmë shumë që vitin e ardhshëm të kemi sërish një makinë shumë konkurruese. Sigurisht që të gjitha skuadrat e tjera duan të përpiqen të na mposhtin atje. Ne jemi gati për betejë, por ndërkohë do të shijojmë pak edhe këtë vit”, ka thënë Verstappen.

Verstapen arriti që të fitonte titullin e tretë botëror radhazi, teksa ai ka si objektiv që të barazohet me Lewis Hamilton dhe Michael Schumacher, të cilët kanë triumfuar nga 7 herë në garat me makina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqiptari nga Kosova, Erzen Zyberaj i cili ndërmori aventurën e…