Verstappen: Vendi i dytë në Australi ishte maksimumi, McLaren është ende më i shpejtë

17 mars 2025 | 11:59

Vendi i dytë në garën e Australisë vlen si një fitore për Max Verstappen, duke marrë parasysh vështirësitë që ka përjetuar Red Bull së fundi. Madje në fund ta garës ai u përpoq të parakalojë Lando Norris, por pa sukses.

“Fillimi i sezonit ishte argëtues. U përpoqa të qëndroja me McLaren, por si pothuajse të gjitha skuadrat e tjera, filluam të luftonim shumë me degradimin dhe mbinxehëm shumë gomat. Kështu që McLaren u shkëput”, ka thënë Verstappen.

“Unë dhashë gjithçka, u përpoqa të fokusohesha në garën time dhe moti na ndihmoi disi. Kur filloi shiu u përpoqëm të bënim diçka ndryshe, por ishte e pamundur të pilotoje makinën me gomat për pistë të thatë”, ka shtuar kampioni i botës në Formula 1. Më tej, Verstappen ka deklaruar: “Nuk ka asnjë keqardhje për zgjedhjen e gomave. Jemi 18 pikë më shumë se vitin e kaluar, pasi vjet u tërhoqa nga gara në Melburn. Gjithsesi, McLaren është ende më i shpejtë por ne duhet të përpiqemi të qëndrojmë afër”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
VLORE BASHOTA, shpall te pavleshme deftesen e shkolles fillore “ESAT…