Veseli: 6 tetori është referendum për të ardhmen e Kosovës

08 shtator 2019 | 20:10

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari i saj, Kadri Veseli, ka thënë se ky moment është zotim për rrugën që do ta përcaktojë drejtimin e shtetit tonë.

“Ky është emocion i jashtëzakonshëm. Më 6 tetor bëhuni gati për fitoren e madhe të PDK-së. Është emocionues ky rrugëtim që po nisim sot. Është zotim për rrugën që do ta bëjmë për drejtimin e shtetit tonë. Kemi arritur suksese, por kemi pasur edhe gabime. Por vetëm ata që e njohin rrugëtimin e Kosovës e dinë se cili është drejtimi që duhet ta marrë vendi ynë. 6 tetori është referendum për të ardhmen e Kosovës”, ka deklaruar Veseli në Konventën e PDK-së për nominimin e tij kandidat për kryeministër.

“Më 6 tetor ne do të fitojmë me besimin e qytetarëve. Ne kemi guxim dhe vizon”, ka thënë ai.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, në…