Veseli: AKI-ja më kishte paralajmëruar se jeta ime ishte në rrezik

28 dhjetor 2018 | 11:23

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka dëshmuar në Gjykatën Themelore të Prishtinë për rastin e “Syrit të Popullit”.

Fillimisht, Veseli e ka cilësuar “Syrin e Popullit” si “pleh të kombit”.

Veseli ka bërë me dije se ishte paralajmëruar nga Agjencia e Inteligjencës Kosovare, se jeta e tij është në rrezik.

“AKI-ja më ka paralajmëruar 2-3 ditë përpara se me ndodhë atentati ndaj Azem Vllasit. Më kanë thënë se rrezikohet jeta ime. Nuk iu kam besuar që mundet dikush të bëjë diçka të tillë”, ka thënë Veseli.

Më tutje, Veseli ka thënë se i akuzuari Sadri Ramabaja është krahu i armatosur i Lëvizjes Vetëvendosje.

Gjatë kësaj seance, ka pasur momente kur është tensionuar situata, ku ka pasur përplasje verbale në mes të Veselit dhe anëtarëve të “Syrit të Popullit”.

Përpos Ramabajës të akuzuar nga Gjykata Themelore janë Murat Jashari, Avni Llumnica, etj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar ligjet…