Republika e Kosovës zyrtarizon ushtrinë

28 dhjetor 2018 | 11:02

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar ligjet për ndryshimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Thaçi në praninë e komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe të ushtarëve të FSK-së ka nënshkruar të tri ligjet, duke zyrtarizuar kështu krijimin e ushtrisë.

Pas këtij nënshkrimi presidenti Thaçi ka uruar popullin e Kosovës për zyrtarizimin e ushtrisë së Kosovës.

“Edhe një herë dëshiroj që i nderuar komandant gjeneral Rama, ushtare dhe ushtarë të Ushtrisë së Kosovës, që si president i Republikës së Kosovës dhe komandant suprem i Ushtrisë së Kosovës t’iu uroj juve i nderuar komandant, të gjithë ushtarët, oficerët, nënoficerët dhe popullin e Kosovës”.

“Dua të falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, ShBA-të dhe shtetet tjera aleate, në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës me dekretimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 14.12.2018 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës më 26.12.2018. Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit. Edhe një herë urime ushtria e Kosovës, juve ushtarë, ushtarake, oficerë, nënoficerë. Faleminderit shumë populli i Kosovës për besim – Urime dhe fat”, ka thënë Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Periudha që po kalon Milani është një ndër më të…