Pirlo: Gattuso meriton të qëndrojë te Milani

28 dhjetor 2018 | 10:59

Periudha që po kalon Milani është një ndër më të këqijat që kur ka nisur sezoni i ri. Fajtor kryesor për këtë ecuri shihet trajneri Genaro Gattuso, teksa kuqezinjtë nuk shënojnë prej katër ndeshjesh në Serinë A, rekordi më i keq ky që nga viti 1984.

Gjithsesi, shumica e opinionit mundohet ta justifikojë formën që po kalon ekipi, me mungesat e shumta, sidomos në mesin e fushës. Për këtë arsye edhe ish-shoku i skuadrës te Milani, Andrea Pirlo, i ka dalë në krah trajnerit aktual. Ish-mesfushori ka folur për formën që po kalon ekipi kuqezi dhe italiani ka thënë se trajneri i Milanit e meriton të jetë në krye të stolit, sepse po bën gjithçka që “djalli” të paraqitet sa më mirë.

“Nuk kam dyshime, Rino meriton të qëndrojë te Milani. Ai po bën çdo gjë që është e mundur por, për momentin, është një situatë e komplikuar, kështu që për mua Gattuso duhet të vazhdojë të jetë në krye të kuqezinjve”, ka thënë Pirlo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Selena Gomezi dhe Taylor Swifti njihen për miqësinë e tyre…