Veseli: Brahimaj ka qenë njeriu kyç i rithemelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës

07 maj 2020 | 13:28

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se me dhimbje të madhe ka marrë lajmin për vdekjen  e artistit të shquar Ahmet Brahimaj, i cili ka vënë themelet e baletit kosovar.

Veseli ka thënë se Brahimaj ka qenë njeriu kyç i rithemelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës pas luftës dhe meritori kryesor i sukseseve të shumta të këtij institucioni.

“Nën udhëheqjen e Ahmetit, Baleti i Kosovës ka arritur që me kushte minimale, të vendosë me sukses në skenë, shfaqjet më rëndësishme të baletit klasik, si dhe të tërheqë koreografë të mirënjohur nga e gjithë bota. Fal punës së tij këmbëngulëse, trupa kosovare e baletit u bë një nga institucionet më të suksesshme kulturore të vendit, që ftohej rregullisht nëpër skenat më prestigjioze të Evropës, duke shërbyer kështu, si ambasadore e kulturës dhe imazhit të Kosovës. Ngushëllime më të sinqerta për familjen e tij, të afërmit e tij, trupën e baletit dhe mbarë komunitetin e artistëve për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.  (L.G: ‘Epoka e re’)

 

Me dhimbje të madhe mora lajmin e vdekjes së mikut tim, artistit të shquar Ahmet Brahimajt, i cili ka vënë themelet e…

Publiée par Kadri Veseli sur Jeudi 7 mai 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gratë kanë qenë pjesë e ushtrive, krah burrave gjatë shumë…