Veseli: Djemtë dhe vajzat e Shqiponjës, ndër të parët iu përgjigjen kushtrimit

17 maj 2018 | 15:47

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, të enjten mori pjesë në shënimin e përvjetorit të rezistencës, ndaj makinerisë ushtarake e policore të regjimit serb, në fshatin Shqiponjë të Dushkajës.

Me këtë rast, kryetari Veseli ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se kur një ditë do të shkruhet historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqiponja të jetë një faqe e ndritur e saj.

“Kur një ditë do të shkruhet historia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jabllanica tash Shqiponja do të jetë një faqe e ndritur e saj. Djemtë dhe vajzat e Jabllanicës e të rrethinës së Gjakovës ishin ndër të parët që ju përgjigjen kushtrimit që u dha në Prekaz e Gllogjan. Sot ne nderojmë kujtimin e sakrificës së tyre, dhe njëkohësisht zotohemi në vazhdimin e amanetit të tyre, për ta mbrojtur lirinë e fituar me mund e gjak, për ta zhvilluar ekonomikisht vendin, për ta bërë shtetin adresë të sigurt për çdo qytetar të Kosovës”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas punës intensive të iniciuar nga Ministria e Diasporës dhe…