Veseli: Do ta takoja edhe unë Putinin, nuk frikësohem

03 dhjetor 2018 | 22:36

Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka komentuar takimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, javë më parë, në Francë.

Veseli ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se takimi i Thaçit me Putinin nuk e bën presidentin kosovar prorus.

“Me kë takohet presidenti, ai përfaqëson shtetin e pavarur e sovran. Nuk humbim ne”, është shprehur ai.

Sipas Veselit, është “varfëri të gjykosh presidentin e shtetit pse po takohesh…”.

Kreu i PDK’së ka thënë se do të vepronte njësoj si Thaçi – do ta takonte edhe vetë Putinin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, e ka quajtur gabim…