Reka: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, gabim strategjik i BE-së

03 dhjetor 22:32

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, e ka quajtur gabim strategjik të Bashkimit Evropian (BE), mosliberalizimin e vizave për Kosovën.

“Moldavia, Ukraina dhe Gjeorgjia, nuk janë në politikën e zgjerimit të BE-së por kanë lëvizje të lirë – pa viza. Kosova, është në kuadër të zgjerimit, por deri më 2020, nuk do i hiqen vizat me BE-në! Në të parën, Rusia është brenda, kurse dy të tjerave u aneksoi territor. Kosova mbetet shteti më euroatlantik, por i vetmi në kafazin jashtë Shengenit. Fatkeqësisht, edhe një gabim strategjik i Brukselit”, ka shkruar Reka në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kombëtares së Kroacisë dhe mesfushori i Real Madridit,…