Veseli e Lushtaku vizitojnë familjen e tre dëshmorëve në Gradicë të Drenasit

16 shkurt 2020 | 19:00

Ish-kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, së bashku me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe me bashkëluftëtarë nga Prekazi e Drenica, vizituan familjen e tre dëshmorëve të kombit, Asllan, Milazim e Mehdi Fazliu, në Gradicë të Drenasit.

“Kjo familje fillimisht ka qenë strehë e grupeve të para ilegale të cilat themeluan UÇK-në për të ju bashkangjitur pastaj luftës së lavdishme të UÇK-së. Asnjëherë nuk do të harrojmë kontributin e familjeve të cilat na kanë strehuar në kohët më të vështira për ne por dhe kanë dhënë bijtë më të mirë të tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Lushtaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Vigan Qorrolli I. Keqkuptimi më i madh që i…