Veseli falënderon delegatët e Konventës së nëntë të PDK-së për besimin e dhënë

16 qershor 2019 | 12:00

Pas rizgjedhjes kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka falënderuar të gjithë delegatët e Konventës së nëntë të Partisë Demokratike të Kosovës për besimin e dhënë.

“Për mua ky është jo vetëm një nder i madh por edhe përgjegjësi para tyre dhe secilit qytetar. Shpreh mirënjohjen për mijëra qytetarë që morën pjesë anekënd Kosovës në një proces zgjedhor tejet shembullor dhe demokratik. Do të punoj bashkë me secilin që Kosova, në Dekaden e Re të mos ketë dilema për drejtimin ku shkon por përgjegjësi dhe vizion të qartë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se do të punon për të çuar në vend amanetin e atyre që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetin si dhe për të bërë realitet ëndrrat e gjeneratave të reja. “Na priftë e mbara!”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës…