Veseli hap festivalin olimpik për fëmijët parafillorë

19 prill 2019 | 11:06

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mori pjesë në ceremoninë e hapjes së festivalit olimpik për fëmijët parafillorë, e cila u bë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Duke ju drejtuar sportistëve të vegjël, të pranishëm në këtë ceremoni, kryeparlamentari Veseli paralajmëroi investime edhe më të mëdha në sport dhe infrastrukturën përcjellëse.

Fotografia e Kadri Veseli

“Ju jeni kampionët e ardhshëm të Kosovës. Jeni pasardhësit e Adem Jasharit, të kampiones Majlinda Kelmendi e shumë kampionëve të tjerë nga të gjitha disiplinat sportive. Kosova është e bekuar që ju ka juve. Do të investojmë edhe më shumë në sport, në stadiume të bukura anekënd Kosovës”, ka thënë kryeparlamentari Veseli.

Fotografia e Kadri Veseli

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hailey Bieber po e ndjen dashurinë për bashkëshortin e saj,…