Veseli: Hasi ka qenë shtëpia e luftëtarëve të UÇK-së

12 prill 2019 | 14:59

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marr pjesë sot në vënien e gurthemelit të kullës muze ‘Kulla e Qëndresës’ në Lubizhdë të Hasit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Hasi ka qenë shtëpia e luftëtarëve të UÇK-së nga anembanë Kosova. “Në Lubizhdë të Hasit për të nderuar 14 heronjtë dhe dëshmorët e luftës dhe lirisë. Hasi ka qenë shtëpia e luftëtarëve të UÇK-së nga anembanë Kosova. Do të kujtojmë përherë me respekt jetën dhe veprën e të gjithë atyre që ranë për lirinë e atdheut”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP-ja) ka bërë shpërndarjen e fondeve…