Veseli, Hotit: Je bërë yll i opozitës

18 janar 2019 | 10:54

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka quajtur “yll” të opozitës shefin e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti.

Ky epitet i Veselit për Hotin ka ardhur pasi ky i fundit ka thënë se Qeveria është fajtore për mosliberalizimin e vizave.

“Avdullahu duhet me fol diçka është opozitë. Ai është bërë yll i opozitës. Vizitën e Putinit në Serbi merreni si diçka me opozitën, ne jemi me ShBA”.

“Në vizitën e Putinit në Serbi, janë të njëjtat mesazhe që i janë thënë edhe presidentit Thaçi dhe nga kjo vjen se Rusia është drejt njohjes së Kosovës”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),…