Veseli: Shqetësues qëndrimi i Kurtit kundër NATO-s

26 shkurt 2020 | 15:06

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të kryeministrit Albin Kurti i cili e cilësoi marrëveshjen ndërmjet shtetit të Kosovës dhe NATO-s si diçka të rrezikshme për Kosovën.

Veseli ka shkruar në profilin e vet në “Facebook”, se është shqetësuese që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Deklarata e plotë e Kadri Veselit:

Është shqetësues fakti që për herë të parë një Kryeministër i Kosovës i cilëson marrëveshjet me NATO-n në kundërshtim me interesat e Kosovës.

Gjatë luftës sonë çlirimtare, kam qenë vetë dëshmitar i veprimeve të kësaj Aleance, të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ne, në interes të Kosovës, çlirimit të vendit tonë dhe kthimit të qindra mijëra qytetarëve të Kosovës në shtëpitë e tyre.

Qëllimi ynë është anëtarësimi në NATO dhe jo largimi i tyre nga cilido cep i Kosovës.

Sot, sovraniteti i Kosovës nuk rrezikohet nga NATO dhe marrëveshjet me NATO-n, por nga agresiviteti dhe kërcënimet e Serbisë.

NATO është garanci e sovranitetit dhe integritetit të Kosovës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën  priti…