Veseli: BE-ja vlerësoi Kosovën për mbushjen e kritereve për vizat

18 prill 2018 | 10:44

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se Bashkimi Evropian i vlerësoi më në fund të arriturat e Kosovës sa i përket përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se në këtë fazë nuk ka asgjë më të rëndësishme në agjendën evropiane për Kosovën sesa udhëtimi i qytetarëve tanë në Zonën Shengen, i cili do të krijojë mundësi më të mëdha për transformimin e politikës, të shoqërisë dhe ekonomisë.

“Dekada e Re ka kuptim vetëm pa viza në Evropë dhe zbatimi i MSA-së dhe ERA-së do të hyjnë në një dinamikë të re kur nuk do të ketë barriera të pakuptimta të lëvizjes së lirë. Institucionet e Kosovës do t’i adresojnë edhe sfidat dhe kritikat që janë identifikuar në raportin e BE-së pasi vetëm kështu forcojmë dhe ndërtojmë të ardhmen evropiane për qytetarët tanë”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshjet kthyese në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës në…