Veseli kërkon të bëhet e pamundura për ta shpëtuar jetën e qytetarit nën rrënojat e ‘Adriatikut’

22 prill 2019 | 21:49

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka cilësuar të trishtueshëm lajmin për shembjen e Hotel ‘Adriatikut’ në Mitrovicë.

Veseli ka kërkuar nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë.

“I trishtueshëm lajmi për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë. Kërkoj nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë. Inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik”, ka shkruar Veseli në profilin e vet në “Facebook”.

Ekipet e shpëtimit dhe FSK janë duke i vazhduar kërkimet edhe pse me vështirësi të mëdha për shkak të natës.

Në ndërkohë raportohet se objekti rrezikon të rrënohet edhe më shumë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të përdorur për ritet mortore para Krishtit, apo për të…