Veseli: Kosova mund të krenohet me gra të suksesshme

19 mars 2018 | 12:25

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në hapje të “Javës së Gruas 2018” ka thënë se Kosova ka gra të suksesshme dhe se mund të krenohet me to.

Ai ka bërë thirrje për më shumë përfaqësim të grave në vendimmarrje.

“Ne kemi dhënë shembuj se si institucionet kryesore të vendit u janë besuar për udhëheqje grave: Presidencë, Gjykatë Kushtetuese, Komision Qendror të Zgjedhjeve, zëvendëskryeministre, ministre, ambasadore, etj. Natyrisht, kjo nuk është e mjaftueshme. Por, janë shenja dhe zhvillime pozitive që duhet të vazhdojnë dhe përfaqësimi i grave në vendimmarrje duhet të rritet në përputhje me legjislacionin që vetë e kemi miratuar”, ka thënë Veseli.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se viktimat e…