Veseli: Kosova nuk i nënshtrohet as Serbisë e as Vuçiqit

03 maj 2019 | 12:01

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas takimit me drejtuesit kryesorë të shtetit dhe të delegacionit shtetëror, në të cilin është diskutuar rreth Samitit të Berlinit dhe dialogut me Serbinë, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe e tillë do të mbetet përgjithmonë.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, kështu do të jetë për jetë. Nuk do të diskutohet për integritetin dhe sovranitetin tonë. Qëllimi ynë është i qartë: Kosova në OKB me sovranitet të pacenuar”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për taksën ndaj produkteve serbe, Veseli ka thënë se Kosova nuk nënshtrohet para Serbisë dhe presidentit të saj, Aleksandër Vuçiq.

“Kurrë nuk do të nënshtrohemi ndaj Vuçiqit dhe Serbisë. Kjo puna e taksës është bërë e madhe”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pentagoni bëri të ditur se numri i sulmeve seksuale në…