Veseli: Kurti e bëri të kundërten e të gjitha premtimeve të tij
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka quajtur ”mashtrim” qeverinë e re në krye me Avdullah Hotin, madje për këtë arsye deklaron se subjekti që ai drejton nuk i dha asnjë votë.
”Si t’i jepet vota diçkaje që është mashtrim?”, u shpreh Veseli në Rubikon me Adriatik Kelmendin, njofton Klan Kosova.
”Unë nuk e quaj mashtrim, po e quajnë qytetarët me vet faktin se nuk ofroi asgjë”.
”Premtoi aq shumë, konstatoi të gjitha problemet që kish shoqëria dhe shteti jonë, por nuk bëri asgjë”.
Ndërsa Veseli për Kurtin thotë se e bëri të kundërten e të gjitha premtimeve që kishte bërë në fushatën elektorale të zgjedhjeve të kaluara, njofton Klan Kosova.
”Qoftë Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht ish-kryeministri Albin Kurti nuk bëri asgjë që të përmirësojë edhe në ato që kishte premtuar”.
”Të gjitha gjërat që kishte premtuar, qoftë ato të luftës kundër korrupsionit, mirëqenies ekonomike, ballafaqimit me Serbinë, raportit ndërkombëtar – të gjitha i bëri të kundërta”.



