Veseli, lojtarëve të kombëtares së Kosovës: Ju jeni heronjtë e rinisë sonë (Video)

06 shtator 2019 | 15:10

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Kadri Veseli, ka takuar futbollistët e Kombëtares së Kosovës, të cilët i ka pagëzuar për punën ekipore dhe fitoret që po i sjellin Kosovës.

Nëpërmjet një video të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”, Veseli ka thënë se lojtarët e kombëtares së Kosovës po luftojnë për ëndrrën e rinisë së Kosovës.

“Dashuria për shtetin, shpirti i fitores, puna ekipore, disiplina dhe modestia i kanë shndërruar djemtë e Kombëtares së Kosovës në frymëzim për tërë shoqërinë. Ju jeni heronjtë e rinisë sonë. Ju punoni dhe luftoni për ëndrrën tonë. Ne punojmë dhe luftojmë për të ardhmen e gjithë të rinjve të Kosovës. Unë biri yt Kosovë, jam me ty, sot dhe përgjithmonë. Përkrahe Kosovën!”, ka shkruar Veseli e tij në Facebook.

/Epoka e re/

Kombëtarja e Kosovës

Dashuria për shtetin, shpirti i fitores, puna ekipore, disiplina dhe modestia i kanë shndërruar djemtë e Kombëtares së Kosovës në frymëzim për tërë shoqërinë.Ju jeni heronjtë e rinisë sonë. Ju punoni dhe luftoni për ëndrrën tonë. Ne punojmë dhe luftojmë për të ardhmen e gjithë të rinjve të Kosovës.Unë biri yt Kosovë, jam me ty, sot dhe përgjithmonë.Përkrahe Kosovën! #PerkraheKosoven

Publiée par Kadri Veseli sur Vendredi 6 septembre 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fryma ekipore që e ka instaluar përzgjedhësi i Kosovës në…