Veseli: Ministrat e PDK-së kanë dhënë shembuj në luftën kundër korrupsionit

28 gusht 2019 | 16:46

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se ministrat e kësaj partie kanë dhënë shembuj për luftimin e korrupsionit në institucionet publike.

Veseli ka thënë se duke e luftuar korrupsionin, siç e ka luftuar ministri i Financave, Bedri Hamza, mund ta ndërtojnë një ekonomi më të ndershme e konkurruese.

“Ka shumë shembuj që ministrat e PDK-së i kanë ndërmarrë reformat më të thella kundër korrupsionit, duke kursyer para dhe investuar në mundësi të reja për të rinjtë tanë, për qytetarët tanë. Edhe Administrata Tatimore e Kosovës e dëshmon këtë, me masa konkrete që kanë pasur ndikim të matshëm dhe të prekshëm. Duke e luftuar korrupsionin, siç e ka luftuar ministri Bedri Hamza, ne mund ta ndërtojmë një ekonomi më të ndershme e konkurruese, me të zhvilluar dhe me mundësi më të mëdha për ndërmarrësit tanë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Përpos Hamzës, në Qeverinë Haradinaj nga radhët e PDK-së kanë qenë edhe këta ministra:, Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë Kujtim Gashi, ministër i Kulturës, Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ministre e Integrimit Evropian, Besim Beqaj e Muzafer Shala, ministra të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

/Epoka e re/

Vizita në ATK

Ka shumë shembuj që ministrat e PDK-së i kanë ndërmarrë reformat më të thella kundër korrupsionit, duke kursyer para dhe investuar në mundësi të reja për të rinjtë tanë, për qytetarët tanë.Edhe Administrata Tatimore e Kosovës e dëshmon këtë, me masa konkrete që kanë pasur ndikim të matshëm dhe të prekshëm. Duke e luftuar korrupsionin, siç e ka luftuar ministri Bedri Hamza, ne mund ta ndërtojmë një ekonomi më të ndershme e konkurruese, me të zhvilluar dhe me mundësi më të mëdha për ndërmarrësit tanë.

Gepostet von Kadri Veseli am Mittwoch, 28. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy largimeve brenda javës të drejtorëve të komunës së…