Trump njofton marrëveshjen totale me Iranin

15 qershor 2026 | 01:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se është arritur një marrëveshje me Iranin, duke e cilësuar atë si një hap të madh drejt stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe rikthimit të qetësisë në tregjet ndërkombëtare.

Përmes një deklarate publike, Trump bëri të ditur se ka autorizuar hapjen e menjëhershme të Ngushticës së Hormuzit për qarkullimin e lirë të anijeve tregtare, si dhe heqjen e bllokadës detare amerikane, pas asaj që e quajti “marrëveshje të përfunduar” me Republikën Islamike të Iranit.

“Anijet e botës, ndizni motorët. Le të rrjedhë nafta”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Trump.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka “shkatërruar” Curaçaon me rezultat të thellë 7-1 në…