Veseli: Në Drenicë flet puna, këtu i dhamë fund Serbisë

03 tetor 2019 | 21:29

“Më fuqinë që Drenica i ka dhënë Partisë Demokratike të Kosovës, ne kemi udhëhequr proceset më të rëndësishme për Kosovën”, kështu ka thënë kandidati për kryeministër i PDK-së Kadri Veseli në Skenderaj.

Ai ka thënë se fitorja e Partisë Demokratike të Kosovës garanton të ardhme më të mirë, luftë kundër korrupsionit dhe ruajtje të partneritetit me Amerikën.

“Qeveria e PDK-së garanton që vendi ynë do të ecë drejt perëndimit, drejt integrimit euroatlantik, me hapa shumë më të shpejtë. Bashkohu Drenicë. Voto për partinë tënde dhe numrin 112. Voto për të mirën e Kosovës! #PDK112”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosova e Re mbajti sonte takim me forumin e…