Veseli në hapjen e Qendrës Inovative në Mitrovicë: Gjithmonë do të jem pranë rinisë 

04 mars 2019 | 14:18

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka iniciuar të hënën hapjen e Qendrës së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Mitrovicë.

Duke folur para qindra studentëve dhe profesorëve në Univeristetin e Mitrovicës ku do të jetë e vendosur qendra e inovacionit, kryeprlamentari Veseli ka thënë se çelësi i zhvillimit ekonomik qëndron tek sektori privat, tek industria prodhuese, tek ekonomia e dijes dhe shkathtësive teknologjike.

“Ky është vizioni ynë, vizioni më adekuat për ta quar përpara vendin tonë, shtetin tonë, Mitrovicën tonë”, ka thënë Veseli.

Kreu i Kuvendit të Kosovës ka pohuar se lajmi i sotëm është lajm që i ka hije Mitrovicës, këtij qyteti të punëtorëve e minatorëve, të studentëve e intelektualëve, të kulturës e të sipërmarrjes, të luftës për liri e të fuqizimit të shtetit.

“Ne kemi një rini të talentuar, që e do punën dhe të ardhmen në vendin e vet, një rini të dashuruar pas teknologjisë informative. Kudo ku ka ide të mira, aty do të jetë përkrahja jonë. Për ne të rinjtë janë forcë krijuese. Ne duam t’i shohim të rinjtë që me talentin e tyre, me dijen dhe përkushtimin e tyre, krijojnë zhvillim, krijojnë vende të reja të punës, bëhen sipërmarrës të lirë”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka raportuar në Komisionin…