Veseli në odën e familjes Demaku në Abri, ndan kujtime për luftën e UÇK-së

08 prill 2018 | 12:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka qëndruar mbrëmë në familjen Demaku në Abri, në përvjetorin e rënies së heroit të UÇK-së, Xhevat Demaku.

Veseli në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se me bacën Haxhi ndanë së bashku kujtimet për ditët e rënda të pranverës së vitit 1999.

Djemtë e axhës Haxhi të gjithë kanë qenë luftëtarë të UÇK-së:  Zeqiri, Jahiri, Fadili dhe Nexhati.

Postimi i plotë i Veselit:

Mbrëmë isha për vizitë në familjen Demaku në Abri, në përvjetorin e rënies së heroit të UÇK-së, Xhevat Demaku. Me bacën Haxhi, ndamë së bashku kujtimet për ditët e rënda të pranverës së vitit 1999, kur e gjithë Kosova mes jetës e vdekjes po luftonte për liri.

Ato ditë, të gjithë djemtë e bacës Haxhi ishin në frontet e betejave. Në luftimet e 7 prillit do të bie dëshmor Xhevat Demaku, bashkë me Bedri Demakun dhe Imer Shalën.

Dhimbja ishte e madhe për bacën Haxhi e nënën Qamile, por edhe më e madhe forca shpirtërore për t’u dhënë vullnet djemëve të tjerë e shokëve të tyre për të vazhduar luftën e lavdishme të UÇK-së deri në çlirim.

Falë kësaj force shpirtërore ne ja dolëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shqipërisë ka nisur procedimin penal për të gjithë…