Veseli në Skënderaj: Dekada e Re do ta fuqizojë Kosovën

02 qershor 2018 | 14:24

Qindra të rinj të Komunës së Skenderajt kanë marrë pjesë në Kuvendin Zgjedhor të Rinisë Demokratike, ku të pranishëm ishin edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, Zëvendëskryetari Enver Hoxhaj, Kryetari i Degës, Sami Lushtaku, Ministrat Uran Ismaili e Abelard Tahiri dhe personalitete të tjera.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se është krenar që Dekadën e Re po e fillon në Drenicë, në vendin e zhvillimeve më të rëndësishme për të ardhmen e vendit.

“Nuk ka parti shqiptare që ka bërë më shumë për Kosovën dhe kombin shqiptar sesa Partia Demokratike e Kosovës. Njerëzit e PDK-së, jo vetëm para dhe gjatë luftës,  por edhe pas saj, kanë udhëhequr proceset më të rëndësishme për krijimin dhe transformimin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Veseli.

Ai theksoi se kur rinia e Drenicës ka besuar dhe ka luftuar për lirinë e Kosovës, pak njerëz e kanë besuar se mund të arrihet një gjë e tillë. Veseli ka shtuar se PDK-ja është fituese dhe parti me besimin më të madh, sepse rolin më të madh gjithmonë ia beson rinisë.

Ai përmendi me radhë të gjitha figurat e Rinisë Demokratike ndër vite të cilat sot udhëheqin partinë dhe vendin. Ai tha se të rinjtë do të kenë rol edhe më të madh në Dekadën e Re, për ta transformuar dhe fuqizuar PDK-në dhe Kosovën.

“Ky masivizim i rinisë që po i bashkohet PDK-së, është treguesi më i mirë se sukseset e PDK-së në reformim dhe rritje janë të garantuara”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjend Mustafa të premten është prezantuar në skuadrën e Prishtinës,…