Veseli në takim me gra dhe të rinj në Prizren: Vendin e ndryshojmë duke ndryshuar vetveten

20 gusht 2019 | 20:38

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot ka takuar edhe gra dhe të rinj në Prizren, për të cilët ka thënë se janë plot entuziazëm për ta luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Ne e ndryshojmë vendin duke ndryshuar vetveten dhe duke krijuar hapësirë më të madhe për gratë dhe të rinjtë që të bashkohen në rrugëtimin tonë. Kjo është PDK-ja, e re, e freskët, plot entuziazëm, me kuadro të kualifikuar dhe të gatshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të realizimit të misionit të Policimit Ajror, në…