Veseli nënshkruan vendimin për statutin e ‘Trepçës’ (Dokument)

06 shkurt 2019 | 15:53

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i koalicionit qeverisës, Kadri Veseli, ka nënshkruar të mërkurën vendimin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për statutin e “Trepçës”.

Një ditë më parë, zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq, ka thënë se çështja e “Trepçës” duhet të zgjidhet nëpërmjet marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel. Ndaj kësaj deklarate, pati reaguar Veseli.

“’Trepça’, as nuk ka qenë, as nuk është dhe as nuk do të jetë çështje e hapur në dialogun me Serbinë. Me këtë gjuhë, BE është duke e rrënuar çdo perspektivë të dialogut dhe fqinjësisë së mirë. ‘Trepça’ është e drejtë natyrore e shtetit të Kosovës. Sot dhe përgjithmonë”, ka thënë Veseli.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
James Rodrigez me shumë mundësi këtë verë do të transferohet…