Veseli: Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për dialogun

03 shtator 2018 | 09:18

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Vesel, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë me dije se seanca e jashtëzakonshme lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet të martën, më 4 shtator.

Veseli ka thënë se proceduralisht kanë vepruar në bazë të një kërkese të deputetëve dhe në seancën e së martës do të jetë vetëm një pikë të rendit të ditës.

“Kemi vepruar, do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër. Komentet politike do i kemi nesër”, ka thënë shkurt Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rasti i Paraqinit kishte ndodhur me datën 3 shtator të…