Veseli ngushëllon familjen Çapriqi

15 janar 2018 | 11:04

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka shprehur ngushëllime familjes Çapriqi me rastin e vdekjes se profesorit Basri Çapriqi.

Veseli ka thënë se Çapriqi ka dhënë kontribut të rëndësishëm në proceset e avancimit politik e kulturor të shoqërisë sonë.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllime familjes, miqve e bashkëpunëtorëve për vdekjen e profesorit Basri Çapriqi. Si profesor universitar, intelektual i angazhuar e poet, Çapriqi dha kontribut të rëndësishëm në proceset e avancimit politik e kulturor të shoqërisë sonë. Ky është kujtimi për të, që do të mbetet përgjithmonë, në memorien e të gjithë atyre që e njohën, bashkëpunuan e mësuan prej tij”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike…