Veseli: Nuk do të ndalem deri në themelimin e tribunalit për dënimin e krimeve serbe

26 maj 2020 | 13:19

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar të rënët në masakrën e “Lagjes së Trimave” në Prizren, ku 21-vjet më parë nga forcat serbe ishin masakruar 27 civilë shqiptarë.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se do të angazhohet për themelimin e Tribunalit për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Unë nuk do të ndalem në angazhimin tim për të themeluar Tribunalin për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ne nuk duhet të pushojmë së punuari për të vënë para drejtësisë të gjithë kriminelët serb që masakruan qytetarët tanë të pafajshëm”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Veselit:

26 maji i vitit 1999, u kthye në tragjedi për popullin tonë në ‘Lagjen e Trimave’ të Prizrenit. Forcat serbe vranë e masakruan 27 civilë shqiptarë të cilët kishin vendosur të mos largohen nga shtëpitë e tyre kur mijëra të tjerë po dëboheshin drejt Shqipërisë.

Vrasja e tyre 21 vite më parë ishte hakmarrje e egër e forcave serbe ndaj kësaj lagje dhe fshatrave të Vërrinit e Opojës të cilët ishin baza të UÇK-së gjatë luftës çlirimtare kundër Serbisë. Djemtë dhe vajzat e kësaj lagje ishin luftëtarët më të mirë e trima të UÇK-së.

Unë nuk do të ndalem në angazhimin tim për të themeluar Tribunalin për dënimin e krimeve serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë. Ne nuk duhet të pushojmë së punuari për të vënë para drejtësisë të gjithë kriminelët serb që masakruan qytetarët tanë të pafajshëm. (L.G/ Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e Nick Cordero, Amanda Kloots ka zbuluar se aktroi…