Veseli: Odat ekonomike të luajnë rol aktiv në rritjen e shkëmbimeve tregtare

03 dhjetor 2018 | 14:01

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar nga odat ekonomike të Kosovës që të luajnë një rol më aktivë për rritjen e shkëmbimeve tregtare.

Në një takim me drejtuesit e Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar dhe Dhomave Tregtare, Veseli ka biseduar për mundësitë konkrete të bashkëpunimit mes afaristëve të vendeve tona, për lehtësirat që duhet të krijohen dhe për aktivitetet e tjera të përbashkëta që promovojnë prodhimet tona, që ndikojnë direkt në rritjen e eksporteve dhe mbajtjen e krijimin e vendeve të punës.

“Odat tona ekonomike duhet të luajnë rol shumë aktiv që të rrisim shkëmbimet tregtare dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë. Me drejtuesit e Forumit Ekonomik Mbarëshqiptar dhe Dhomave Tregtare biseduam për mundësitë konkrete të bashkëpunimit mes afaristëve të vendeve tona për lehtësirat që duhet të krijohen dhe aktivitetet e tjera të përbashkëta që promovojnë prodhimet tona, që ndikojnë direkt në rritjen e eksporteve dhe mbajtjen e krijimin e vendeve të punës.
Përveç marrëveshjeve të nënshkruara ne duhet të kemi shumë shpejt veprime konkrete që rezultojnë me efekte të shpejta”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në…