Veseli para ushtarëve të rinj të FSK-së: Kufijtë e shtetit tonë janë të shenjtë

09 gusht 2019 | 11:20

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot fjalim para 337 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ceremoninë e mbajtur në kazermën “Adem Jashari”.

“Urime iu qoftë uniforma e Ushtrisë së Kosovës. Lavdia qoftë e përjetshëm të gjithëve që kanë rënë në altarin e lirisë, e ardhmja qoftë me ju. Sot është ditë krenare për të gjithë ne, shtetin tonë dhe mbarë kombin. Kadetë të rinj të ushtrisë më të re. Ju jeni pjesë e një force mbrojtëse të lindur dhe zhvilluar në partneritet me NATO-n”, ka deklaruar Veseli.

Veseli ka premtuar se institucionet e vendit do ta rrisin buxhetin për ushtrinë.

Ai ka shtuar se Kosova ka veç një rrugë, integrimin në BE dhe NATO.

“Ushtria e Kosovës është element i domosdoshëm stabilitetit dhe paqes në rajon. Nuk e kërcënojmë askënd. Këtë s’e kemi bërë kurrë, por nuk lejojmë askënd të na e cenojë lirinë dhe shtetin tonë. Kufijtë e shtetit tonë janë të shenjtë, janë të paprekshëm sot e gjithherë”, është shprehur Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i një lotarie “10 mijë funte çdo muaj, për…