Veseli pas dorëheqjes se Haradinajt: Koalicioni u ndërtua për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së

19 korrik 2019 | 19:01

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se me keqardhje ka mësuar lajmin për dorëheqjen e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit pas ftesës nga Gjykata Speciale për intervistim.

Veseli në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se koalicioni qeveritar me Haradinajn kryeministër ishte ndërtuar për të marrë vendime të mëdha dhe për tra mbrojtur UÇK-në.

“Me keqardhje mësova nga mediet për thirrjen që u është bërë nga Gjykata Speciale bashkëluftëtarëve të mi, si dhe për dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe jam i sigurt se ndershmëria e luftës së popullit tonë për liri e pavarësi ka për t’u vërtetuar sërish. Koalicioni qeveritar u ndërtua për të marrë vendime të mëdha për Kosovën dhe për t’i mbrojtur vlerat e UÇK-së. Të gjitha veprimet dhe vendimet tona do të jenë vetëm në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve tanë, si dhe në përputhje të plotë me ligjet tona”, ka shkruar Veseli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Naim…