Veseli pas kthimit nga Haga: Zoti e mbrojtë Kosovën, përjetë krenar me UÇK-në

11 dhjetor 2019 | 12:27

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Kadri Veseli është kthyer nga Haga pas intervistimit nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Veseli në aeroportin “Adem Jashari” është pritur nga bashkëpartiakët dhe mjera qytetarë.

Me këtë rast, Veseli ka thënë se gjithmonë do të jetë krenar me UÇK-në. “Sa më shumë paqe dhe qetësi për popullin tonë. Zoti e mbrojtë Kosovën. Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë krenar, përjetë!”, ka thënë Veseli në një prononcim të shkurtër për medie.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarë të shumtë kanë dal sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem…