Veseli: PDK-ja u ka dhënë hapësirën kryesore të rinjve

03 qershor 2018 | 14:18

Qindra të rinj të moshave e profesioneve të ndryshme, kanë marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Lipjan, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.

Ai ka thënë se mbi 20 mijë të rinj anekënd Kosovës që janë bërë pjesë e PDK-së, janë promotorë të transformimit dhe zhvillimit të kësaj partie dhe Kosovës.

“Ky është një mesazh i qartë se rinia është e angazhuar fuqishëm dhe do të jetë prijëse e zhvillimeve pozitive në vend. Partia Demokratike e Kosovës u ka dhënë hapësirën kryesore të rinjve dhe sot shumica e ministrave tanë janë të rinj që janë rritur në Rininë Demokratike”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se në Dekadën e Re, pas përmbylljes së shtet ndërtimit, fokusi kryesor është zhvillimi ekonomik i Kosovës dhe perspektiva e sigurt për rininë inovatore që ka vullnet dhe energji për punë.

“Shumë shpejt, këtë vit, qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza. Kjo mundësi, do të përdoret edhe nga rinia për të dalë e marrë përvoja akademike e shkëmbime kulturore por assesi askush nga ju të rinj të dashur nuk duhet ta shihni liberalizimin si mundësi për largim. Përkundrazi, e ardhmja e sigurt e juaja dhe gjithë qytetarëve është në Republikën e Kosovës”, ka thënë Veseli.

Para Kuvendit zgjedhor në Lipjan, Veseli ishte i pranishëm edhe në Kuvendin zgjedhor të Rinisë Demokratike në Shtime me qindra të rinj të kësaj komune që i janë bashkuar PDK-së për Dekadën e Re.

Veseli ka thënë se nga themelimi i PDK-së, qytetarët e Shtimes i kanë besuar pa rezerva PDK-së dhe rinia e kësaj komune gjithmonë ka qenë pjesë e zhvillimeve pozitive në Kosovë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë veterani…