Ndërron jetë veterani i gazetarisë, Shemsedin Preteni

03 qershor 2018 | 14:00

Në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë veterani i gazetarisë nga Vushtrria, Shemsedin Preteni.

Lajmi është bërë me dije nga deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku e cila vjen nga Komuna e Vushtrrisë.

“Familjarë dhe miq të gazetarit veteran dhe bashkëvendësit tonë, Shemsedin Preteni!
Lajmi për vdekjen tende na trishtojë mëngjesin e sotëm! Sa shumë ditë pune e ide kemi ndarë bashkë! Ende herët ike dhe ky lajm do t’i pikëllojë shumë njerëz sot! U prefsh në paqe Shem! Vushtrria të kishte veteran te gazetarisë! Ngushëllime Vushtrri!”, ka shkruar Izmaku në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luiz Nazario De Lima Ronaldo e ka zbuluar 11-shën më…