Veseli për aderimin e radhës: PDK-ja po mbushet me kuadro të rinj të mirëkualifikuar

18 gusht 2019 | 10:46

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, e ka nisur ditën e dytë të vikendit duke prezantuar aderimin e një shkenctare të re e cila i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në “Facebook”, kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se aderimet e shumë kuadrove të reja anekënd vendit janë edhe një dëshmi se ata kanë besim që PDK do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë e Kosovës.

Statusi i plotë i Kadri Veselit:

Dr. sc.  Mirsade Gashi Osmani është një shkenctare e re, biologe nga Vushtria që jep mësim në Universitetin e Mitrovicës dhe që i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës, sepse ka besim që partia jonë do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të rinjtë tanë. Ajo dhe shumë kuadro të tjerë të mirëkualifikuar e të pakomprometuar që janë duke na u bashkuar, kanë për t’i dhënë partisë ide dhe energji të reja për të çuar përpara luftën kundër korrupsionit dhe papunësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK),  ka njoftuar se fushat me…