Veseli pranon urime për ditëlindje edhe nga miku i tij, Ferat Shala

31 maj 2021 | 16:00

Ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka pranuar urime për ditëlindje edhe nga miku i tij, deputeti Ferat Shala.

Shala ka kujtuar kohën kur kanë qenë së bashku në luftën për çlirimin e Kosovës.

“I nderuar dhe shumë i respektuar miku im Kadri Veseli! Të njoha në rrethana kur veprimtaria atdhetare ishte shumë e vështirë, por ishte e shenjtë dhe e papërsëritshme. Në rrethana kur miqtë e idealit, ishim miq të besës, të familjes dhe të së ardhmes. Ishim bashkë edhe në luftën e lavdishme të UÇK-së. Rrugëtuam krah për krah përmes shumë sfidave në luftë dhe në paqe. Ti ishe gjithmonë  në nivelin më të lartë të përgjegjësisë politike, shtetërore dhe kombëtare. I palëkundur, i vendosur dhe përherë i gatshëm për ti shërbyer atdheut. Edhe sot në ditëlindjen tënde të 54-të, ti vazhdon t’i shërbesh atdheut në një proces ku mbrohen vlerat e luftës së lavdishme të UÇK-së. Si gjithmonë do të dalësh faqebardhë edhe në këtë sfidë të radhës.  Gëzuar ditëlindjen miku im, të urojë shëndet e mbarësi. Të priftë e mbara!!”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim…