Veseli premton çrrënjosjen e korrupsionit dhe nepotizmit

20 mars 2019 | 15:40

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar të mërkurën Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), të cilës i ka dhënë përkahje për luftimin e korrupsionit dhe nepotizmit në institucionet publike.

Kryeparlamentari Veseli është zotuar se do t’i çrrënjosin këto dy dukuri.

“Në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) për t’i dhënë përkrahje në punën e saj dhe për të nxitur përshpejtimin e reformave të thella në luftën kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Unë i kam dhënë mbështetje të plotë propozimit të ministrit Tahiri që të shqyrtohet lista e zyrtarëve që deklarojnë pasurinë, në mënyrë që jo vetëm pozitat e larta, por të gjitha pozitat publike që mund të paraqesin rrezik për korrupsion, abuzime dhe keqpërdorime të deklarojnë pasurinë”.

“Lufta kundër korrupsionit është lufta më e rëndësishme për shtetin tonë sot. Korrupsionin, së bashku me nepotizmin, do t’i çrrënjosim deri në fund. Shumë shpejt do të propozoj nisma ligjore dhe veprime konkrete për të ndalë veprimet e tilla që po e lëndojnë besimin në shtetin e Kosovës. Nuk do të ketë tolerancë ndaj askujt!”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit për t’i dhënë përkrahje në punën e saj dhe për të nxitur përshpejtimin e reformave të…

Gepostet von Kadri Veseli am Mittwoch, 20. März 2019

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Hajduk Split, Ardian Ismajli pritet të jetë titullar…